Një grua në Malishevë rrahet nga burri dhe vjehrri i saj

Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti dhe vjehrri i saj në vazhdimësi e kanë rrahur.

E njëjta si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (bashkëshorti dhe vjehrri i saj) në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij është liruar në procedurë të rregullt.