Një grua në Gjilan mbeti shtatzënë pas dhunimit

Një rast i dhunimit është raportuar në Gjilan.

Viktima e dhunuar, sipas Policisë, pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë.

Gjilan NN. Me datë 25.10.2022 viktima femër kosovare pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë, dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Raste të shumta të dhunimeve dhe sulmeve seksuale janë raportuar ditëve të fundit në Kosovë.