Një grua në Ferizaj trafikohet nga burri me të cilin bashkëjetonte

Të shtunën një grua në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj ka raportuar se derisa ishte në bashkëjetesë me një person, i njëjti e ka trafikuar, detyruar, shantazhuar, por edhe kërcënuar vazhdimisht.

Pas konsultimit me prokurorin viktima dërgohet në strehimore. Nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti mbetet duke u hetuar.

loading…