Një grua gjendet pa shenja jete në Kaçanik, flasin nga Policia

Një grua është gjetur pa shenja jete nëKaçanik sonte rreth orës 18:00.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi

“Rreth ores 18:00, një person ka raportuar në polici se një person, e gjinisë femërore është gjetur i shtrirë në një skajë të rrugës. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndersa policia po vazhdon me hetimet”, ka thënë Gashi.

“Policia e Kosovës është duke e bërë sigurimin e vendin të ngjarjes dhe është duke u pritur që aty të dalin njësitet relevante dhe të mirren më këtë rast”, thuhet në përgjigjjen e Policisë.