Një grua është gjetur pa shenja jeta në një shtëpi në Pejë.
Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë.
“Pejë 21.07.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur viktimën femër kosovare në shtëpi pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, poashtu lidhur me rastin kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







