Një grua e ndal kryeministrin britanik në rrugë: Djali im të përngjan, mund të jetë fëmija yt i dashurisë

Shikuesit e BBC mbetën të habitur kur një dokumentar i ri rreth Brexit kapi një grua duke i thënë kryeministrit britanik Boris Johnson se “djali i saj mund të ishte fëmija i tij i dashurisë”.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një dokumentar në të cilin përshkruhet udhëtimi i Boris Johnson nga zgjedhja e drejtuesit konservator në fitoren e tij të zgjedhjeve të vendit javën e kaluar.

Por ndërsa disa komentuan momentet e tij politike, shumica ishin të përqendruar në një ndërveprim qesharak midis një nëne nga Yorkshire dhe kryeministrit.

Gruaja iu afrua z. Johnson në një turne parazgjedhor në Morley, Leeds, duke thënë: “Djali im duket shumë si ju, do të doja ta shihnit’.

Ajo pastaj tha: ‘Duket sikur mund të jetë fëmija juaj i dashurisë’, përpara se babai i pesë fëmijëve të shfaqej ta injorojë atë dhe të ikë.

Ndryshe, Johnson ka katër fëmijë me ish-gruan e tij Marina Wheeler dhe një vajzë me Helen Macintyre.