Një gjë e papritur ndodh me Instagramin e Luiz Ejlli, familja e tij s’po poston foto të Kiarës

Luiz Ejlli konsiderohet njëri prej fenomeneve më të mëdha që kanë ndodhur në histori të reality show-it Big Brother në Shqipëri

Këngëtari dhe ish diplomati shkodran u kthye në skenë pas më shumë së 14 vjet mungesë, derisa nuk kishte te hapur asnjë rrjet social deri në këtë kohë.

Për këtë shkak, ai ka thënë se pasi ka hyrë në shtëpi atë ia kishte hapur një shoqe e tij, me emrin Jugena.

Për këtë u aludua se ajo nuk ishte vetëm shoqe me Luizin para se ai të hynte në shtëpi, pasi që gjatë një loje që ata bënë me pyetje kur Luizi u pyet se si quhej vajza e fundit që ai kishte bërë marrëdhënie seksuale ai ishte përgjigjur së quhej Gena.

Kjo ka bërë që të aludohej se ishte pikërisht kjo vajzë që e menaxhonte këtë rrjet social.

Por, sonte ka ndodhur një e papritur dhe emri i instagramit të Luizit është ndërruar duke shkuar në emrin e motrës së saj.

“Fansa të dashur! Për arsye sulmesh deri në ekstrem për ta vjedhur këtë instagram motra e Luizit që është zotëruesja e këtij instagrami do ta menaxhojë vetë. Më shumë dashuri familja Luizit”, ka shkruar ndër të tjera në një story Ina Ejlli, motra e këngëtarit.

Kujtojmë se në javët e fundit, ky profil vazhdimisht nuk ka postuar foto të Luizit me Kiara Titon, lidhje të cilën Luizi e krijoi brenda shtëpisë dhe e cila çdo ditë e më shumë po forcohet.

Interesante është se profili bjen ndesh me kërkesat e Luizit, i cili vazhdimisht kërkon që të përkrahet Kiara kur është në nominim nga fansat e tij dhe se ai do të dalë nga shtëpia në rast që Olta dhe Kiara dalin në nominim sonte kokë me kokë për prime të ditës së shtunë.

Kjo na bënë të mendojmë që motra e Luizit është kundër lidhjes së tij me Kiarën dhe nuk i bindet mesazheve të Luizit nga shtëpia. Madje, ky profil nuk ka reaguar as pas sulmeve të ulëta,  që i bëhen Kiarës, madje edhe fyerje, nga disa fansa të paqëndrueshëm të Luizit. /GazetaExpress/