Një gabim historik i Albinit, i dhuroi “çmimin Nobel” Hashimit

Shkruan: Kreshnik Spahiu

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo projekti për korigjimin e Kosovës dhe që brenda këtij viti do arrihet marrveshja që Serbia të njoh shtetin e pavarur të Kosovës.
Ky pozicion amerikan ka nxjerr totalisht bllof kauzën e Vetvendosjes dhe alibinë e Albin Kurtit se mund të kishte një komplot për ndarjen e Kosovës.
Albin Kurti humbi kauzën, Albin Kurti humbi pozitën e Kryeministrit, Albin Kurti humbi mbështetjen amerikane, Albin Kurti humbi besimin mbi të “vërtetat”. Albin Kurti humbi elektoratin pro-amerikan, Albin Kurti humbi mundësinë për të qenë hero.

Javën tjetër dy kundërshtarët e tij Hoti dhe Thaçi do mbërrin në Shtëpinë e Bardhë ku me një axhendë pro shqiptare do hartohet një projekt për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj.
Projekti amerikan do jetë i avancuar dhe pritet që në mandatin e dytë të Presidentit Trump të realizohet:

S’ka prekje te territotorit te Kosoves. S’ka Asocacion te Komunave Serbe me status te veçante. Kosova merr njohje nga Serbia. Kosova merr ulesen ne OKB pas tri viteve. Kosova merr liberalizimin e vizave. Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nenshkrimit te marrveshjes finale. Trepçen e merr ne menaxhim një kompani amerikano-britanike

Të gjitha do kenë një funale:
Bashkimin Shqipëri-Kosovë i cili do ndodh brenda 4 vitesh.
Ëndrra e Albin Kurtit do realizohet por ai s’do jetë dot aty.
Egoizmi i tij e largoi nga dita historike duke bërë pa dashje kundërshtarët e tij heronj.
Marrveshjen historike të nohejes Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë do e realizojnë ish-udhëheqsit e UÇK.
Koha ecën më shpejt se inatet e Albinit.

Albini luftoi 14 vjet dhe e lëshoi për 14 minuta, duke lënë edhe aktivistët e Vetvendosjes rrugëve papunë.
Ata thjesht do shohin nga ekrani TV, si Hashimi do marr çmimin Nobël nga “Albini”, sepse ky i fundit i mori koka erë dhe ia mbylli telefonin Shtëpisë së Bardhë, në ditët kur po shkruhet fati i shqiptarve në Ballkan.
Albini harroi që pa Amerikën dhe UÇK, sot Kosova do ishte akoma një komunë e Serbisë!
Fatkeqsisht gabimet në politikë, paguhen shtrenjtë.
Çmimi i gabimeve këtë rradhë, do jetë: “Shpallja heroj e kundërshtarve të tij politik”
Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi “çmimin Nobel” Hashimit.