Një foshnje në Neonatologji po trajtohet me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) ka njoftuar se 52 pacientë janë në trajtim në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Në njoftim thuhet se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 19 pacientë dhe një në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Ndërsa në klinikën e Gjinekologjisë, dy pacientë, atë të Neonatologjisë, një foshnje dhe në mjekim Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy raste.

Njoftimi i plotë:

52 pacientë me Covid-19 janë në trajtim në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, bazuar në raportet e datë 13 gusht 2022.

Raporti i datës 13 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 19 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë .