Një foshnje katërmuajshe gjendet e vdekur në Istog

Të hënën (8 gusht), policia ka pranuar një informacion për një foshnje pa shenja jete në Serbobran të Istogut. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i QKMF-së në Istog.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar vdekjen e foshnjës.

“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informuar mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, tha Rugova.