Një femër me maskë dhe armë lodër tenton të grabitë një barnatore në Prizren

Një femër në Prizren ka tentuar të kryejë një vjedhje në një barnatore në këtë qytet, por është kapur nga Policia.

Femra e moshës 30-vjeçare ka hyrë në barnatore e maskuar dhe me një armë lodër, me qëllim ta grabitë këtë dyqan, por nuk ja ka dalë.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Policia e Kosovës në Prizren.

“Rreth orës 19:30 një viktimë ka raportuar se në barnatoren e saj një femër e dyshuar, e maskuar dhe me armë lodër në dorë ka tentuar të kryejë një grabitje në barnatoren e saj. Policia ka interevenuar dhe ka ndaluar të dyshimtën e lindur më 1990”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai më tej ka thënë se arma lodër është sekuestruar dhe e njëjta është ndaluar në stacionin e policisë në Prizren.