Një familje në Rugovë, e izoluar nga bora, kërkon ndihmë nga komuna e Pejës

Një familje shqiptaro-amerikane ka mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk e hoqi borën edhe 400 metra më lart në rrugë.

Dedë Nikolla thotë se janë të bllokuar dhe kërkon ndihmën e komunës.

“Jemi dy shqiptaro-amerikanë, jetojmë në Stankaj-Rugovë, por nuk po mund të lëvizim, pasi rrugën e kanë pastruar deri te Kulla e Rugovasit, por jo edhe rrugën deri te ne, që i bie 400 metra më larg. Komunës së Pejës i kërkojmë ndihmë dhe të ketë mëshirë për dy pleq, 68 e 75 vjeç, Dedë Nikolla e George Filipi”, tha ai, duke shtuar se në atë pjesë ka edhe shtëpi tjera, që nuk janë rezidentë, siç janë ata gjatë dimrit./Kosovapress