Një ekzekutiv i Samsung thotë se problemet e ekranit të Galaxy Fold janë zgjidhur

Kur Samsung dërgoi Galaxy Fold për një numër analistësh të mediave të njohura të teknologjisë për vlerësime, u bë e qartë menjëherë se telefoni kishte probleme.

Ato dolën jashtë funksioni për shkak të pluhurit dhe papastërtive që kishin hyrë nën ekran sepse analistët në fjalë kishin hequr një shtresë mbrojtëse duke menduar se ishte xham mbrojtës ekrani i përdorur edhe tek telefonët e tjerë.

Samsung më pas u detyrua të tërhiqte të gjitha modele për të bërë disa rregullime tek një prej telefonëve më të shumëpritur të vitit.

Tashmë duket se telefoni është pranë debutimit. Sipas një raporti të The Korea Herald, zëvendës presidenti i Samsung Display Kim Seong-cheol tha se “shumica e problemeve të ekranit janë adresuar dhe Galaxy Fold së shpejti do të godasë tregjet.”

Shpresojmë që të mos ketë ndonjë keqkuptim dhe njerëzit të mos përballen me probleme të tjera madhore tek një telefon 2000 dollarësh.

Seong-cheol thotë se telefoni është gati ndërsa ka pasur raportime se debutimi i tij do të shtyhet në Korrik. Galaxy Fold duhej të kishte mbërritur me 26 Prill kur u shty për shkak të probleme të lartpërmendura.

Samsung po përpiqet me çdo kush ti japë telefonit një start të suksesshëm dhe të mos vihet në një situatë të ngjashme me Galaxy Note 7. Me Note 10 gati të debutojë në Gusht, do të ishte e lehtë për Samsung ta sjellë Galaxy Fold.

Megjithatë ka raportime se kjo ka për të ndodhur më herët.