Një doktoreshë kosovare feston ditëlindjen me pacientet në kohën e koronavirusit

Mjekët e infermierët kosovarë janë ata që gjatë këtyre ditëve janë në vijën e parë të frondit duke u kujdesur për pacientët të cilët kanë simptoma e që janë të infektuar me koronavirus.

Por ka edhe mjekë që ditëlidnejn e tyre gjatë këtyre ditëve po e festojnë në terren duke u gjetur kështu pranë pacientëve kosovarë anë e mbanë Kosovës.

Datën e lindjes me pacientë dje e ka festuar edhe doktoresha kosovare Dafina Krasniqi.

Ky është postimi i saj i plotë pa ndërhyrje ku ajo tregon se si e festoi ditëlindjen e saj:

Ditelindja eshte dite e feste shume e vecante, ne kujtesen e secilit pprej nesh,cdo vit festime ndrysh nga viti i kaluar.

Për qudi marsi i 2004 me trazira truri im i mbane mend ma shume momentet e veshtira… dhe po ate ditelindje me 17 mars 2004 interesante

Sot feste e mbyllur ne sherbim te popullit ne keto dite te veshtira per vendin se bashku me gjithe mantilbardhet tjerë..kohe qe ta kujton vitin 1999 kur edhe axhi im i ndjerë dr.Fatmir Krasniqi ishte ne sherbim te secilit qytetar qe kishte nevoj per të,E un sot ndjeki hapat e tij

Gjate asaj periudhe na paten shoqeru shume lajmet, njejte si keto dite pandemie… Por sot jam me fat dhe shume krenare qe jam ne sherbim te popullit,urimi jem ma i mire eshte keto dite qe gjithe kolegt e mi te jenë shendoshe e mire.

Vetem kur na mungon shendeti ia kuptojme rendesine e t’qenit t’shendetshem, prandaj tash e tutje kur e uroni dike uroni te kete shendet se nuk vlenë asgje tjeter me shume?

Faleminderit te gjithve per kujdesin e urimet e respektin

Ju paqa gjithmone

Sinqerisht dr.Dafina