Në një atmosferë që rrezatonte ngjyra, ëndërr dhe dashuri, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi festuan ditëlindjen e pestë të vajzës së tyre, Emi.

Festa, e organizuar në shtëpinë e tyre, kishte për temë “Frozen”, duke sjellë në jetë botën e famshme të Elsa-s dhe Anna-s për princeshën e vogël që ishte ylli i padiskutueshëm i ditës.

Çifti i njohur i ekranit nuk kurseu detajet: dekorime të personalizuara, një tortë e veçantë që ndjekte linjën e temës dhe një atmosferë që për një moment i bëri të gjithë të besojnë në magji. E buzëqeshur dhe e rrethuar nga prindërit e saj, Emi fryu qirinjtë mbi tortë, në një skenë që përcolli dashuri dhe gëzim.


Në rrjetet sociale, Jonida ndau një moment prekës nga festa, duke shkruar: “Gjysëm dekade lumturi! Sa shumë të duam Emi”, një dedikim që preku ndjekësit dhe rikujtoi gjithë dashurinë që kjo familje shpërndan, edhe përtej ekranit.

Festa ishte një dëshmi e kujdesit dhe dashurisë që Jonida dhe Besniku kanë për vajzën e tyre, duke e kthyer çdo moment të rëndësishëm në një kujtim të paharrueshëm.