Një ditë pas vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren, protestojnë banorët: Drejtësi për Lirimin

Të hënën Prizreni u tronditë nga vrasja e 15 vjeçarit Lirim Buduri, i cili pas një kacafytje me 4 moshatar të tij ishte therur me thikë për vdekje.

Ndërsa sot banorët e lagjes “Bajram Curri”, kanë dal me një protestë duke kërkuar nga organet kompetente të ofrojnë siguri për banorët e nxënësit.

Ata kanë kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten, duke theksuar se protesta të ngjashme në rast të mos marrjes së ndonjë veprimi konkret nga institucionet, do të vazhdojnë edhe mëtej.

Ata me parulla “Drejtësi për Lirimin”, “Dua të jetoj ende”, “Stop vëlla-vrasjeve”, kanë protestuar në mëngjesin e sotëm.