Një ditë pas lajmit se po bëhet me vajzë, Elita udhëton në këtë vend por pa Gjikon

Elita Rudi ka nisur disa ditë pushimi.

Para disa javësh lajmi.net bazuar në disa postime ka raportuar se Elita Rudi mund të jetë shtatzënë.

Tani, saktësisht mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj reperi Gjiko kanë vendosur që ta bëjnë publik lajmin e bukur.

Ata me ndjekësit e shumtë në Instagram ndan lajmin se po bëhen sërish prindër dhe se gjinia e foshnjës është vajzë.

Një ditë më pas, moderatorja ka vendosur që të udhëtoj drejt Turqisë për ti kaluar disa ditë pushimi, por pa Gjikon.

Kësaj radhe atje ka shkuar me motrën e saj dhe jo vetëm me të. Ishte Elita ajo e cila i ka publikuar disa foto në Instastory dhe bazuar në to shihej se po argëtohen mjaft shumë.

Në anën tjetër, derisa po e shijojnë rritjen e Zërit, çifti janë gëzuar shumë se po bëhen edhe me një vajzë.