Një ditë para hapjes së çerdheve, kryetari inspekton nga afër

Shumica e çerdheve në Suharekë do të rifillojnë punën nesër. Për këtë, kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka bërë një inspektim nga afër.

Muharremaj ka paralajmëruar se do të ketë zbatim të rregullave për të gjitha çerdhet.

“Çerdhja “Fluturat” në Suharekë tashmë është gati dhe do të fillohet me punë nesër.

Natyrisht ka zbatim edhe të rregullave për mbrojtje nga pandemia.

Ju uroj edukim të mbarë” shkkruan kryetari në njoftim.