“Një ditë do të jetë e përgjakshme”, mesazhi kërcënues që iu bë nënës së Kosovare Kurtajt

Kosovare Kurtajt është gjetur e vdekur në dhjetor të 2010 në rrugën Milloshevë-Mitrovicë. Fillimisht u tha se vdiq në një aksident trafiku. Pesë vite më vonë (2015), familja kërkon zhvarrimin e trupit të saj me dyshimin se ajo është vrarë.

Për Insajderi ekskluzivisht ka folur nëna e të ndjerës, Bedrije Kurtaj.

Zonja Bedrije ka thënë se ajo dhe i vetmi dëshmitar në rastin e vajzës së saj është kërcënuar.

Bedrie nëse ti dhe …. nuk tërhiqeni nga ajo që mendoni të na akuzoni keni me pësuar shpejt. Thuaji atij ….ne e dimë ku je dhe mos le jetim ty Bedro më mirë mos fol. Akuzat çka ka shkuar ka shkuar ore mos të përsëritet neve ju dimë ku rrini harrojeni çka jeni ka mendoni se kushton. Një e ditë do të jetë e përgjakshme neve ju dimë vendet se ku rrini që të dy stop është më mirë kuptove”, thuhet në mesazhin i cili ka shkuar në adresën e zonjës Bedrije, e cili mban edhe numrin.

Numër të cilin e ka kontaktuar edhe vet familja Kurtaj por janë lajmëruar persona që kanë thënë se e kanë blerë numrin. Njësoj iu tha edhe InDoks-it.

Për këtë mesazh në dijeni është edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.