Një detaj befasues nga biografia e Kamala Harris, u martua në moshën 50 vjeçare dhe…

Ky është momenti i Kamala Harris. Ajo është zgjedhur nënkryetare e Shteteve të Bashkuara dhe siç vuri në dukje New York Times: “Fitorja e saj përfaqëson një ‘thyerje akulli’: Ajo do të jetë gruaja e parë, gruaja e parë me ngjyrë, gruaja e parë indiano-amerikane dhe e para vajzë emigrantësh që do të betohet si nënkryetare.”

Momenti i fitores është ndjekur dhe nga jeta e saj personale.

Ekziston një moment i rëndësishëm biografik që nuk e kemi parë të përmendet shpesh: Kamala Harris ishte beqare deri në moshën 50-vjeçare.

Në moshën 49-vjeçare, ajo është martuar me avokatin Douglas Emhoff, i cili ka dy fëmijë nga martesa e parë.

Shumë vite të mbushura me karrierë dhe sukses, ajo i ka ndjekur pa një bashkëshort në krahë. Disa zëra nga paragjykimet shoqërore thonë se Harris nuk do të ishte zgjedhur si krahu i djathtë i Joe Biden, nëse nuk do ta kishte një bashkëshort.

Në një nga librat e saj, “The truth we hold: An American Journey”, i botuar vitin e kaluar, ajo tregon pse mori vendimin të martohej në moshën 50-vjeçare.

Madje në libër, gjithashtu, trajton dhe një hendek ekzistues midis grave dhe burrave beqarë në politikë.

“Unë, gjithashtu, e di që gratë beqare në politikë shihen më ndryshe sesa burrat beqarë. Ne nuk marrim të njëjtën tolerancë kur bëhet fjalë për jetën tonë shoqërore.”

Sa e zakonshme është në SHBA që të arrish moshën 50 vjeç, pa u martuar ndonjëherë?

Sipas të dhënave të vitit 2019, nga Anketa aktuale e Popullsisë, e raportuar nga Byroja e Regjistrimit të SHBA’së, rreth 16% e amerikanëve arritën të 40’at e tyre të fundit pa u martuar kurrë. 13 për qind kishin qenë beqarë gjatë gjithë jetës. Përkundër stereotipave, shumë prej këtyre beqarëve gjatë gjithë jetës po lulëzojnë.

Për më tepër, numri i amerikanëve që arrijnë moshën 50 vjeç pa u martuar kurrë, ka shumë të ngjarë të rritet. Një raport hulumtimi ‘Pew’ në 2014 parashikoi që në kohën që të rinjtë e sotëm të arrijnë moshën 50 vjeç, rreth një në katër prej tyre do të ketë qenë beqar gjatë gjithë jetës. Kjo përkthehet: gati dy herë më shumë beqarë sesa kjo moshë që kemi tani.