Një dekadë beteja mes LDK-së e VV-së

Kur Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2010 u regjistrua si parti politike dhe doli në zgjedhje fitoi 12% të votave. Hashim Thaçi me PDK-në i kishin fituar zgjedhjet, derisa LDK kishe dalur e dyta.

Koalicioni ishte krijuar në mes PDK-së e AKR-së, kështu LDK e VV ishin bashkë në opozitë, por shpesh kishin edhe akuza dhe kundërshtime ndaj njëra tjetrës.

Në vitin 2014, PDK përsëri kishte fituar zgjedhjet kësaj rralle me një diferencë më të vogël në raport me LDK-në, derisa LVV kishte shënuar një rritje solide prej 1%. Për ta ndaluar vazhdimin e pushtetit të PDK-së ishte krijuar një koalicion i të gjithave partive kundër PDK-së. LDK-VV-AAK dhe NISMA formuan VLAN. Me shumë paqartësi kushtetuese ngërçi politik kishe vazhduar gjashtë muaj deri  në momentin kur Isa Mustafa kishte vendosur ta braktisë bllokun VLAN për t’u bërë kryeministër duke lidhur koalicion me PDK-në.

Koalicioni PDK-LDK u pa “tradhëti” nga Albin Kurti dhe nga ai moment filloi një betejë poliike jo vetëm në Kuvend por edhe në teren . Gjatë koalicionit PDK-LDK ishin nënshkruar dy marrëveshje ndërkombëtare. Marrëveshja me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe marrëveshje me Malin e Zi për Demarkacionin, shkruan Ballkani.info

Këto marrëveshje bashkuan opozitën VV-AAK-NISMA në një bllok duke eskaluar edhe dhuna nëpër protesta sidomos në ato protesta të organizuara vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje. Madje, LVV kisht filluar dhe me sulme fizike, kishte sulmuar shtëpinë e Isa Mustafës si kryeministër, gazi lotsjellës në Kuvend ishe i vazhdueshëm, derisa deputetët e VV-së gjuajtën me vezë kryeministrin e atëhershëm, Isa Mustafën.

Në vitin 2017 pas mocionit të mosbesimit të propozuar nga PDK, Lëvizja Vetëvendosje kishte votuar pro mocionit për ta rrëzuar LDK-në nga pushteti. Vendi shkoi në zgedhje dhe VV doli partia më e votuar si subjekt politik, por si fitues në zgjedhje ishte koalicioni PAN që formoi pastaj qeverinë me AKR-në.  LDK mbeti për herë të parë në histori të saj subjekti tretë politik.

VV-LDK ishin në opozitë, derisa në dhjetorin e vitit 2017 ato parandaluan shfuqzimin e Gjykatës Speciale së bashku, aty kishte fituar një përafëri mes këtyre partive politike – kështu kishte deklaruar nënkryetarja LDK-së, Vjosa Osmani.

Në zgjedhjet e tetorit 2019, LVV I fiftoi zgjedhjet me një diferencë shumë të vogël në raport m LDK-në. Pas 4 muajëve diskutime për qeverisje u arritë marrëveshja, por jo për qeverisje të gjatë pasi vetëm 50 ditë zgjati bashkëpunimi i tyre.

Mos largimi i taksës sipas kërkeses së SHBA-së dhe shkarkimit i ministrit Agim Veliut janë arsyet e deklaruara nga LDK për mocionin e mosbesimt ndaj Qeverisë Kurti.

Mbrëmë mocioni i mosbesimit i propozuar nga LDK u votua nga PDK, AAK, NISMA-AKR, Lista Serbe dhe Grupi 6+ duke e shkarkuar Kurti nga posti ekzekutiv i kryemnistrit për ta bërë kryeministrin me jetëgjatësinë më të shkurtër në historinë e re të Kosovës. /Ballkani.info/