Një burrë në Graçanicë, sipas raportit të policisë, dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Graçanicë 31.12.2024-15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta ka pranuar tretma mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.