Chris Watts, një burrë nga Kolorado, është deklaruar fajtor në gjykatë për vrasjen e gruas shtatzënë dhe dy vajzave të tyre. Gjykatësi pranoi që ta anashkalonte dënimin me vdekje me kusht që i dyshuari t’i pranojë publikisht nëntë akuzat e ngritura kundër tij, si pjesë e një marrëveshjeje juridike mes gjykatës dhe të dyshuarit.

Shanann Watts, 34 vjeçare, e cila ishte në javën e 15-të të shtatzënisë dhe vajzat e saj, Bella, katër vjeçare dhe Celeste, tri vjeçare, u raportuan të zhdukura në gushtin e kaluar.

Trupat e vajzave u gjetën në rezervuarë të vajit nga të afërmit e gruas. Watts u akuzua zyrtarisht për vrasje dhe ndërprerje të paligjshme të shtatzënisë. Ai kishte thënë se pasi i kishte treguar gruas se e kishte tradhtuar me dikë tjetër, ajo kishte mbytur njërën nga vajzat dhe dëshironte ta mbyste edhe tjetrën, para se ai ta sulmonte.

Kur gruaja dhe vajzat e tij ishin raportuar të zhdukura, Watts ishte deklaruar para mediave, duke thënë se shpreson që gruaja dhe vajzat e tij janë në një vend të sigurt.

Bazuar në ligjet amerikane, Watts mund të dënohet me tri dënimet të njëpasnjëshme me burgim të përjetshëm në seancën vendimtare që do të mbahet më 19 nëntor, shkruan “BBC”,