Suharekë

Një burrë plagos nipin aksidentalisht në Sopijë të Suharekës

Në fshatin Sopijë të Suharekës dyshohet se një burrë ka plagosur aksidentalisht nipin e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit viktima është dërguar fillimisht në emergjencën familjare ku pastaj është dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Prizren.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, po ashtu në hetime është edhe viktima i cili është duke u trajtuar ende.

“Reagimet policore kanë qenë të mënjehersëhsmë, njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në vreshtat e fshatit Sopijë të Suharekës ku ne vendin e ngjarjes është arritur që të sekuestrohen dy armë të cilat dyshohet që janë përdorur nga të dyshuarit”, tha Gashi për Klanin.

Në lidhje më këtë rast policia së bashku me prokurorinë e shtetit kanë filluar hetimet dhe po trajtohet si rast shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.

VIDEO BONUS: Haradinaj: Do të ishim ende nën Arkanin dhe Serbinë pa UÇK-në dhe pa veteranët