Një qytetar i Malishevës është konfirmuar sot se ka qenë i konfirmuar me COVID-19, dy ditë pasi që ishte varrosur.

Qytetari ka vdekur dy ditë më parë dhe është varrosur, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Po ashtu është njoftuar se janë 44 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë dhe nëntë persona kanë vdekur.

Sidoqoftë, shpesh ka pasur ankesa nga qytetarët se po ka vonesa në nxjerrjen e rezultateve të testit për COVID.

Ndryshe, Kosova po bën rreth 450 teste në ditë dhe po qëndron thuajve në vendin e fundit në rajon për numrin e testimeve.