Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-orëve ka vdekur një person nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se viktima është një burrë nën moshën 40 vjeç.

Më tej nga MSH bëhet e ditur se viktima e COVID-19 është nga Gjakova.

“Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërsa aktualisht 9 mijë e 771 raste janë aktive.