Një burrë është arrestuar për trafikim me njerëz në Prishtinë.

Policia njofton përmes raportit se arrestimi ka ndodhur pas zhvillimeve të hetimeve nga njësia përkatëse ku është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

“Si dhe është identifikuar viktimë e trafikimit nga i dyshuari i lartcekur”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Me vendim te prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.