Një bretkosë ‘gjigante’ është gjetur në Australi, peshon 2.7 kilogramë

Kujdestarët e parkut australian besojnë se kanë hasur në një bretkosë që mund të thyen rekorde sa i përket madhësisë së trupit.

Roja e parkut Kylee Grey u ndesh me bretkosën, e cila kërcënon ekosistemin e Australisë, më 12 janar, ndërsa ishte në patrullë në Parkun Kombëtar Conway në shtetin e Queensland.

Grey dhe kolegët e kapën bretkosën dhe e dërguan në zyrën e tyre, ku konstatuan se kafsha peshonte 2.7 kilogramë, raporton theguardian.

Rekordin aktual Guinness e mban një bretkosë prej 2.65 kilogramësh, një kafshë shtëpiake suedeze që e mori atë titull në vitin 1991.

Bretkosat pushtuese u futën në Australi në vitin 1935 për të parandaluar përhapjen e specieve të tjera pushtuese, por numri i tyre shpërtheu dhe u bë një kërcënim më vete.