Talentin e tij në muzikë ka vite që e ka treguar.

Por, kohën e fundit, këngëtari Lindon Berisha, është shkëputur nga muzika sa i përket realizimit të këngëve për veten e tij.

Mirëpo, këtë hënë ai pritet që të rikthehet me një projekt muzikor që është e zhanrit baladë, por, që ka edhe ritëm Brenda e saj, duke bërë kështu një rikthim të fuqishëm.

Kënga u shkrua dhe u komponua nga vet ai, kurse, për klipin u kujdes Imagine Films.

Ndonëse jo me muzikë, Lindoni ka qenë i angazhuar dhe ka korrur një sukses të madh, pasi, është tekst shkruesi i këngës ‘Shaj’ të Arilena Arës, këngë kjo përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision.

Urojmë që kësaj radhe, Lindoni të mos i ndal këngët e bukura.

https://www.instagram.com/p/B8Tr6-RBDJY/?utm_source=ig_embed