Një baba si Ledri Vula! Sara tregon se sa i ndihmoi prania e Ledrit gjatë lindjes

Ledri Vula dhe Sara Hoxha, para pak muajve janë bërë prindër për herë të parë.

Poem Blu Vula, është vajza e tyre e cila me të ardhur në jetë ndryshoi krejtësisht Ledrin dhe Sarën.

Sara Hoxha është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram.

Ajo u shpreh se prania e Ledrit ishte e domosdoshme dhe i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

“Mendoj 100% që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’iu shoqëroi gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoja dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm te koka sepse aty kisha nevojë”, tha Sara.