Një autobus me 40 fëmijë aksidentohet në Alpet franceze, plagosen 21 persona

Të paktën 21 persona u lënduan në një aksident në Alpet franceze, kur një autobus që transportonte fëmijë u rrokullis nga një shpat dhe përfundoi në një përrua.

Autobusi transportonte dyzet fëmijë të shkollës fillore, transmeton Demokracia.com.

Më të lënduarit kanë mbetur drejtuesi dhe bashkëdrejtuesi, ndërsa lëndime të lehta kanë pësuar tetëmbëdhjetë fëmijë dhe një i rritur, tha Fabijen Mulik, kryebashkiak i qytetit të Korpos, ku ndodhi aksidenti.

“Fëmijët janë mirë”, tha Mulik për AP.

Prokurori rajonal nisi një hetim dhe kryebashkiaku zbuloi se shoferi me shumë gjasa ishte sëmurë.

Zyrtarët lokalë thanë për mediat franceze se kushtet e motit ishin të mira kur autobusi u ul dhe se nuk kishte borë apo akull në vendin e përplasjes.