Me Samsung që pritet të prezantojë në një eveniment virtual në muajin Gusht modelin Galaxy Note 20, spekulimet janë përhapur rreth smartfonit të dytë të Samsung për nga rëndësia.

Një raport i cili hedh dritë mbi Galaxy Note 20 thotë se modeli standard i linjës do të ketë ekranin të thjeshtë Full HD+ me frekuencë 60Hz.

Diferenca me ekranit të Galaxy Note 20 dhe atij të vitit të kaluar do të jetë dizajni i ri i xhamit që ka për të qenë më pak i lakuar dhe i ngjashëm me Galaxy S20.

Sesa i saktë është ky informacion mbetet për tu parë ndërsa do të ishte një zhgënjimi i madh për besnikët e kompanisë duke qenë se çdo modeli i Galaxy S20 prezantuar në Shkurt kishte ekran 120Hz.

Sa i përket zhvendosjes drejt ekraneve të rrafshëta, ky ndryshim do të mirëpritet nga entuziastët dhe përdoruesit e zakonshëm të cilët ekranet e lakuara i urrejnë për një arsye të vetme, prekjet aksidentale.

Më shumë rreth Galaxy Note 20 do të zbulojmë më datën 5 Gusht ku Samsung do të prezantojë edhe modelin e ri të smartfonit me ekran me palosje.