Një aeroport në Suedi instalon simulatorin e klimës për të kuptuar më mirë kohën e destinacionit

Aeroporti i Arlandës në Stokholm ofron një shërbim meteorologjik unik: në vend të tabelave të zakonshme me temperaturën dhe lagështinë e qyteteve të lidhura me destinacionet e fluturimeve, ofron mundësinë që njerëzit ta provojnë vetë kohën që bën në vendin e mbërritjes. Kjo falë një simulatori.

Yvonne Boe, përgjegjësja e komunikacionit pranë Swedavias, shoqërisë që menaxhon aeroportin, e përshkruan simulatorin e klimës si “një eksperiencë të gjallë, e cila riprodhon kushtet klimatike në kohë reale nga i gjithë planeti. Një lidhje direkte më të gjithë botën.