Një 55-vjeçar nga veriu i Mitrovicës vdes si pasojë e koronavirusit

Një serb nga veriu i Mitrovicës, ka vdekur si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Radio Kontakt Plus të shtunën.

Pacienti 55-vjeçar ishte i shtrirë në Nish, ku ishte transferuar nga veriu i Mitrovicës, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai është personi i dytë nga veriu i Mitrovicës që vdiq si pasojë e Covid-19.

Sipas Zyrës për Shëndetësi Publike në Mitrovicë të Veriut, që funksionon në kuadër të sistemit paralel, gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe katër raste të tjera me koronavirus në komunat veriore.

Nga një rast është shënuar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.