Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar për vdekjen e 54 vjeçarit Dinë Hoti nga Ratkoci. Sipas postimit të tij, Hoti ka vdekur sot në mëngjes si pasojë e koronavirusit, shkruan Ballkani.info.
Postimi i plotë i Latifit:
Shumë pikëllues lajmi për vdekjen në moshën, ende pa i bërë 54 vjet, i DINË MUSË HOTIT nga Ratkoci.
Ai vdiq sot në mëngjes, ishte i shtrirë në njërin prej spitaleve të njohura të Stambollit në Turqi, për shkak të problemeve serioze shëndetësore si pasojë e COVID 19.
Dina do të kujtohet gjatë nga unë dhe të gjithë ata që e njohën, si një njeri i mirë e i qetë, burrë i urtë e i afërt me njerëz, i edukuar dhe një familjar i mirë e i zellshëm në punë. Dina me punën e vet dhe me djersën e ballit fitoi respektin e të gjithëve, ishte shtyllë e fortë e familjes dhe shembulli më i mirë i sukseseve dhe arritjeve, duke u dëshmuar edhe si një afarist shumë i zoti.
Duke bashkëndier me dhimbjen e madhe familjes së bacës Musë, vëllezërit, motrat, nipat dhe mbesat, familjen e ngushtë të Dinës, farefisin, miqtë dhe gjithë të pikëlluarit, i lus sinqerisht që të mbaheni të fortë.
Ngushëllime nga zemra!
U prehtë në qetësi, Dina!
SL







