Viktimë e virusit Covid 19 në Gjermani, është edhe një shqiptar nga Gjilani.

Mediafokus merr vesh se bëhet fjalë për Myshyr Shabanin nga fshati Gadishi i kësaj komune.

Shabani kishte rezultuar person i infektuar me koronavirus dhe nuk ka mundur ta përballojë sëmundjen.

Mediafokus merr vesh po ashtu se Myshyr Shabani është i moshës 50-vjeçare

Po nga ky fshat ishte edhe 25-vjeçari, Agon Musliu, i cili bëri vetëvrasje në Qendrën e Studentëve në Prishtoinë, e cila është shndërruar në karantinë për personat që kthehen nga jashtë.

Në Gjilan, kanë vdekur deri tani dy persona nga koronavirusi, njëri në Vrapçiq dhe tjetri në Malishevë.