Një 22 vjeçar arrestohet për dhunë në familje në Kaçanik

Një burrë u arrestua dje në fshatin Doganaj të Kaçanikut për veprën penale, “Dhunë në familje”.

I arrestuari, sipas Policisë, është Q.M (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili një ditë më parë shkak i një mosmarrëveshjeje në familje, kishte sulmuar dhe kanosur bashkëshorten e tij, F.M ( F/K) e moshës 22 vjeçare.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.”, u bë e ditur në komunikatë.

Rasti u cilësua si “Dhunë në familje, Sulmi dhe Kanosje”.