Një 20 vjeçar është gjetur i varur në vendin e tij të punës, në Shtime.
Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
“Po, rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 20 vjeçar është gjetur i varur në vendin e tij të punës në një restorant në Shtime”, theksoi zëdhënësi.
Sipas Shabanit, viktima kishte shkuar për të hapur restorantin dhe është gjetur i varur nga një pronar i restorantit.







