Një 10 vjeçar mbytet në Drinin e Bardhë në Rahovec

Një dhjetë vjeçar nga Kramoviku në komunën e Rahovecit ka vdekur në Drinin e Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

“Sot në ujërat e Drinit të Bardhë u mbyt fëmija 10 vjeçar, Odise Naim Thaçi nga Kramoviku. Në këtë momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve. Pusho në paqe, Odise”, ka shkruar Latifi.