Niveli i ndotjes së ajrit vazhdon të jetë i lartë

Gjatë ditëve të fundit, temperaturat në Kosovë kanë shënuar ngritje.

Por ngritja e temperaturave, si duket nuk ka reduktuar nivelin e ndotjes së ajrit, shkruan Ballkani.info.

Sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, niveli i ndotjes së ajrit është 173 PM, e që sipas matjeve del të jetë i pashëndetshëm.

Kujtojmë se ndotja e ajrit ka qenë temë e diskutuar edhe në muajt e fundit të vitit të kaluar, pasi që niveli i ndotjes së ajrit kishte shfaqur rrezikshmëri të lartë. /Ballkani.info