Nitaj: Udhëheqësit e Kosovës të marrin qëndrim për Edi Ramën

Ish deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj e ka komentuar takimin e djeshëm në Ohër ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ndërsa një gjeneral britanik e quan autokrat Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe dërgimin e sistemit te raketave ruse Pantsir-S në Serbi, e konsideron rrezik për paqen dhe stabilitetin global, kryeministri shqiptar Edi Rama, e vazhdon me ritme të shpejta afrimin me Serbinë dhe me presidentin autoritar serb!”, ka shkruar Nitaj.

Sipas tij, ai shkon edhe me tej bile dhe e kritikon Kosovën që nuk po i bashkohet nismës Vuçiq-Rama, për njefare “minishengeni ballkanik”!

“Është koha e fundit që udhëheqja politike e Kosovës të marrë qëndrim për Edi Ramën, e jo reagimet të mbeten individuale e të çakorduara!”, ka shkruar në fund Nitaj. /Ballkani.info/

loading…