Nitaj thotë se disa në Tiranë e Prishtinë janë me Beogradin kundër Haradinajt

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se është i habitur me nervozizmin e disa individëve në Prishtinë e Tiranë, për shkak të dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Megjithatë ai thotë se fakti që dorëheqja ka nxitur agresivitet në Beograd tregon që me vendimin e tij për të mos e ulur sovranitetin e Kosovës përballë gjyqtarëve të Hagës, Haradinaj u ka rënë ‘thikë pas shpine’ planeve të Serbisë për ta gërryer Kosovën nga brenda.

Sa i përket nervozizmit në Prishtinë, Nitaj thotë se është e kuptueshme, pasi që shqiptarët historikisht kanë pasur ‘esadistët’ e vetë.

Shkrimi i plotë:

Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshim se vendimi i Kryeministrit Haradinaj për t’ia kthyer mandatin sovranit ka qenë vendimi i vetëm i arsyeshëm, por tash kur po shoh gjithë këtë agresivitet të Beogradit kundër këtij hapi të Haradinajt, po bindem se ai vendim paska qenë edhe largpamës.

Tani po shoh se vendimi i Ramush Haradinajt për të mos e ulur sovranitetin e Kosovës përballë një paneli hetuesish, me shumë se çka do tjetër, paska qenë thikë ne zemrën e lidershipit të Serbisë e të planeve të tyre për ta gërryer Kosovën edhe nga brenda!

Më duhet të them poashtu se jam, jo pak i habitur me nervozen e papërmbajtur të disa rretheve e individëve në Prishtinë e në Tiranë, por edhe kjo mbase është e kuptueshme, sepse historikisht shqiptarët i kanë pasur esadistet e vet!

E gjithë kjo po me flet se ka kaluar koha e talljes me Kosovën!

loading…