Kompleksi “Adem Jashari” po rrënohet, e deputetët bojktojnë seancën

Po vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku priten të votohen një sërë projektligjesh, në mesin e tyre edhe ai i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Dhe, në emër të komisionit deputeti, Muharrem Nitaj ka kërkuar që votimi për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” të shtyhet për një seancë tjetër:
“Kompleksi Memorial “Adem Jashari është e një rëndësie të jashtëzakonshme edhe sot gjasat janë të vogla për të kaluar këtë projektligj. Në e kemi viziutar kompleksin dhe e kemi pa që nuk është në gjendje të mirë. Meqenëse, numrat sot nuk janë, kërkoj të shtyhet për mbledhjen tjetër të votohet projektligji”-ka përfunduar Nitaj./Ballkani.info/