Zyrtarët e AAK-së dhe PSD-së sot kanë qëndruar në Lipjan, ku i kanë takuar simpatizantët dhe qytetarët e kësaj komune.
“Lipjani është zemra e Kosovës. Është e vetmja komunë që për kojshi i ka shtatë komuna, duke përfshirë edhe kryeqytetin. Prandaj mobilizimi i koalicionit AAK-PSD për fitore në Lipjan, e ka simboliken e vet, sepse e lidhë shumicën e komunave rreth projektit te Ramush Haradinajt-Kosova 100%”, ka shkruar ish deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.
Bashkë me Nitajn, aty janë parë edhe ish deputetët e PSD-së, Dardan Molliqaj e Salih Salihu.
Zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor. /Ballkani.info/
loading…







