Nitaj: Kryeministri Kurti dhe Ministri Vitia do të duhej t’i zhvendosnin zyrat në Deçan

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka thënë se Kryeministri Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Vitia do të duhet të ishin pranë qytetarëve të Deçanit në këto rrethana të vështira.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Nitaj ka thënë se Kryeministri Kurti do të duhet ta kishte ndërprerë turin e tij dhe të kthehej në shtëpi.

“Sot Ministria e Shëndetësisë do të duhej t’i kishte zhvendosur zyrat në Deçan, të ishte në një cep të zyrës së Kryetarit të Deçanit”, ka shkruar Nitaj.

Postimi i plotë:

Sot Ministria e Shendetesise do te duhej t’i kishte zhvendosur zyrat ne Deçan. Ministri i shendetesise te ishte ne nje cep te zyres se Kryetarit te Deçanit e ndoshta edhe Kryeministri ta kishte nderprere turin e tij, nese akoma nuk eshte kthyer ne shtepi.

Njoftimet se ne nje komune te vogel jane helmuar pothuaj njemije veta, eshte kerdi e permasave kombetare.