Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë, pas përfundimit të seancës maratonike të Kuvendit, se është arritur një sukses i madh në një ditë të gjatë në Kuvendin e Kosovës.
“Ligji i pagave, Ligji i Dialogut, Ligji i financimit të partive politike dhe Ligji i buxhetit tashmë janë pjesë e tërësisë së ligjeve të Shtetit të Kosovës! Kryeministri Ramush Haradinaj, padyshim se kishte një rol vendimtar në miratimin e kësaj pakete ligjesh!”, ka shkruar Nitaj. /Ballkani.info/







