Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka deklaruar se AAK-ja është kundër monopolit të Devollëve në homologim, derisa ka kërkuar që të ndryshohet ligji. Nitaj ka fajësuar PDK-në e LDK-në për votimin e ligjit aktual.

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj ka thënë se AAK-ja është kundër monopolit në homologim dhe çmimeve të larta. Ka thënë se janë kundër që homologimi të bëhet vetëm në Prishtinë, derisa ka akuzuar Qeverinë e kaluar për, siç ka thënë, këtë katrahurë.

Nitaj ka thënë se për këtë çështje duhet të ndryshohet ligji.

“Por të gjitha këto duhet të bëhen me ligj. Ligji i sotëm, që është shumë i keq, e që e ka votu legjislatura e kaluar, është shkaktar i kësaj katrahure. Duhet të ndryshohet ligji… krejt tjerat janë politikë e lodhtë”, ka shkruar ai.