Nënkryetari i AAK Muharrem Nitaj për emisionin “A Show” në News24 ka komentuar dorëheqjen nga detyra të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai e cilësoi dorëheqjen si një lajm të rëndë dhe goditje për AAK, për simpatizantët e Haradinajt por edhe për aspektin politik.

“Dorëheqja ka qenë e pashmangshme përballë një situate të krijuar, ka qenë zgjidhja e vetme, e vlerësoj aktin e Haradinajt si të pashembullt të një politikani me një funksion të lartë shtetëror. S’kishte zgjidhje tjetër përpos të dorëhiqej nga posti i kryeministrit”-tha Nitaj.

Ai sqaroi se Haradinaj është ftuar si i dyshuar që të intervistohet nga një panel gjyqtarësh që nuk janë të Kosovës, pavarësisht se sa të nderuar janë ata, duke dorëzuar kështu sovranitetin e shtetit. Nitaj tha së që nga dita e parë që Haradinaj është zgjedhur si kryeminister i vendit nuk kanë pushuar kërkesat për dorëheqjen e tij.

Ai tha se Haradinaj ka patur difektet e veta, por pavarësisht kritikave ka qenë një prej kryeministrave më të suksesshëm në këto 20 vite, pasi kthyeu sovranitetin e Kosovës që ishte dorëzuar në Bruksel, ngriti ushtrinë e Kosovës, Trepçën e ktheu në pronësi të Kosovës.

Nitaj tha se në Kosovë kanë mbërritur më tepër se 80 ftesa që do intervistohen nga Tribunali i Hagës, por që gjithsecili është ftuar në rolin e të dyshuarit dhe se për Haradinajn është i bindur se nuk do të ketë asnjë akt-akuzë. Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, Nitaj u shpreh se do të ketë përpjekje nga kundërshtarët politikë që të mos zhvillohen, por mundësitë liogjore janë zero dhe brenda 2 muajsh Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“AAK ka dyfishuar elektoratin e vet, ka politikanin më popullor Haradinaj, besoj se këto zgjedhje do jenë referendum edhe për vetë Haradinaj”-tha Nitaj.

Përsa i përket pagave, Nitaj tha se Kryeministrat e Ballkanit i kanë patur rrogat e vogla por të ardhurat e mëdha dhe Haradinaj për 2 vjet qeverisje nuk ka asnjë skandal apo aferë korruptive siç flitet për kryministrin në Shqipëri.

loading…