Nitaj: Ferajn dhe Hoxhën i kemi dhuratë nga i “madhërishmi” Albin Kurti

Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kërkuar nga kryeministrit i Kosoës, Albin Kurti lidhjen e anëtarëve të VV-së, Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxhën, pas deklaratave të tyre me gjuhë skandaloze ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nitaj ka thënë se nuk është hera e parë që “që këta komisarët politikë nga Tirana, që i ka marrë nën sqetull Albin Kurti, e fëlliqin gojën dhe nuk lënë njëri pa sharë.”

Ai thotë se faji nuk është i tyre por i Kurtit që i mbështet ata.

Shkrimi i tij i plotë:

Nuk është hera e parë që këta komisarët politikë nga Tirana, që i ka marrë nën sqetull Albin Kurti, e fëlliqin gojën dhe nuk lënë njëri pa sharë.

Ata janë bërë helmi i diskursit publik dhe prandaj reagimet nga Kosova për gjuhën e tyre, jane kaq të ashpra.

Po nuk është faji i tyre. I kemi dhuratë nga “I madhërishmi” Albin Kurti, sepse po të mos ishte ai, këta nuk do të mbeteshin tjerë, pos fosile të së kaluarës e vemje të së sotmës.

Prandaj lidhi o Kryeminister!