Nitaj: Detyra e opozitës sot në Kuvend ishte që të vijnë, të shajnë Qeverinë dhe të ikin

Depueti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kritikuar opozitën për Seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Nitaj ka thënë se opozita e ka ditur paraprakisht që mbledhja nuk do të mbahet, andaj vetëm e kanë shfrytëzuar rastin të vijnë dhe të drejtojnë kritika ndaj Qeverisë, transmeton Ballkani.info.

Opozita kishte kritikuar qeverinë për mos pjesëmarrje në Seancë, pasi Kryeministri Ramush Haradinaj nuk kishte qenë prezent.

Por në seancën e thirrur nga Kryeministri Haradinaj ditë më parë, ishin deputetët e opozitës që nuk u paraqitën në Parlament.

Statusi i plotë i deputetit Muharrem Nitaj:

E dinin qe s’mbahej mbledhja. Erdhen, e shane Qeverine dhe iken. Thane pse nuk ka ardhur Kryeministri, e ai as qe ishte thirrur ne kete seance. Kjo ishte detyra e Opozite sot!!!
E jona eshte qe t’i kalojme edhe metrat e fundit per tu bere pjese e Interpolit dhe t’i kapercejmr edhe pengesat enorme per liberalizimin e vizave! /Ballkani.info/